Vritet gazetari meksikan, i gjashti brenda këtij viti

schedule08:35 - 20 Gusht, 2021

schedule 08:35 - 20 Gusht, 2021

Një gazetar meksikan ka humbur jetën pasi u qëllua të enjten nga persona të armatosur, sipas një deklaratë të departamentit të shtetit për sigurinë publike. Chasinto Romero Flores, 60 vjeç, i cili punonte në stacionin Ori Estereo FM, ndodhej në Potrerigio në komunitetin Ixtakokitlan në momentin që u qëllua.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Sipas informacioneve paraprake, gazetari tha se kishte marrë kërcënime gjatë kohëve të fundit. Të paktën gjashtë gazetarë janë vrarë deri më tani në 2021 në Meksikë.


Autoritetet nuk e kanë përcaktuar ende nëse ata ishin vrarë për shkak të punës së tyre. Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për punonjësit e medias. Më shumë se njëqind gazetarë janë vrarë që nga viti 2000, sipas shifrave të Komisionit Meksikan për të Drejtat e Njeriut.

Tetë gazetarë u vranë në vitin 2020, sipas RSF./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!