Vritet brutalisht në oborrin e shtëpisë politikani italian

schedule08:43 - 3 Janar, 2021

schedule 08:43 - 3 Janar, 2021

Një politikan italian është vrarë në zonën e Bergamos. Mediat italiane raportojnë se Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi.

68-vjeçari ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite. Sipas hetuesve autorët e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, duke bërë që politikani të ndërrojë jetë menjëherë. Viktima u gjet nga djali i tij, ndërsa kishte dëmtime të mëdha në kokë.

Nuk dihet ende identiteti i autorit, dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëj me politikën. Ndërkohë një nga pistat është se Colleoni mund të jetë përballur me grabitës. Policia ka marrë dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. g.v/abcnews.al