Një biznesmen Italian është gjetur I vrarë në fshatin Salari të Tepelenës.
Bëhet fjalë për 44 vjeçarin Edoardo Sarchi, ortak në një fabrikë tullash në Tiranë, I cili prej rreth 25 vitesh jetonte në zonën e Laprakës.
Ka qenë një patrullë policie që rastësisht, pa zbardhur e shtuna, ka gjetur trupin e pajetë në anë të rrugës së fshatit.
në bazë të ekspertizës mjekoligjore që I është bërë trupit të pajetëm burime thanë për abc neës se dyshohet qe vdekja është shkaktuar nga një goditje e fortë që ka shkaktuar edhe gjakderje fatale në kokën e viktimës, gje që bie ndesh me deklaratën e ortakut të biznesmenit, pasi përpara oficerëve të policisë gjyqësore ai u shpreh se pati të shtëna me armë dhe autori ishte larguar nga vendi I ngjarjes.
Policia ende nuk ka zbardhur shkakun konkret te vrasjes por po heton në 2 pista.
Uniformat blu kanë shoqëruar dhe po marrin në pyetje pesë persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur biznesmeni ka humbur jetën.
Policia ka pikëpyetje se pse ata nuk kanë njoftuar për vdekjen e 44 vjeçarit, por ai u gjet rastësisht nga patrulla në rrugë.
Edoardo Sarchi ishte I apasionuar pas gjuetisë dhe mendohet që për këtë arsye ndodhej në zonën malore të Salarisë, të cilën e frekuentonte shumë shpeshë bashkë me disa miq të tij, së fundmi nga burimet që abc neës disponon është sqaruar se ka pasur disa familje që janë konfliktuar me biznesmenin pasi I kishin kërkuar të mos shkonte më në zonë për gjueti, por ky I fundit nuk ka pranuar.
Ai mbante veshje gjuetarësh dhe kur u gjet pa jetë nga unifromat blu.
Mes të shoqëruarve është dhe ortaku I viktimës në fabrikën e tullave Eqerm Braçe I cili kishte dalë për gjah me Edoardo Sarchi, me të cilin kishin dhe biznesin.
Braçe i ka thënë policisë se një person ka hapur zjarr drejt automjetit të 44-vjeçarit Italian. Ai ka dalë për t’i dhënë ndihmë, ndaj sipas tij trupi i viktimës ndodhej disa metra larg automjetit, por policia po e verifikon pasi në bazë të provave në vendin e ngjarjes janë ngritur disa pikëpyetje në lidhje me vërtetësinë e deklaratës së tij pasi në automjetin e viktimës nuk janë gjetur gjurmë pumbash, por vetë një gomë e shfryrë.
Policia ka shoqëruar edhe djalin e ortakut të biznesmenit Italian Gazment Braçen për ta marrë në pyetje pasi sipas burimeve dhe ai ka qënë në vendin e ngjarjes.
Burimet thonë se policia ka një person mbi të cilin ka dyshime të forta se është autor I ngjarjes, por pritet një komunikim zyrtar në bazë edhe të hetimeve e verifikimeve që po kryhen, pasi mungesa e kamerave në zonën ku ndodhi ngjarja ka vështirësuar edhe punën e efektivëve për zbardhjen e detajave të plota./abcnews.al

