Vritet 41-vjeçari/ Fier, Elton Javori u vra pak metra larg shtëpisë, ndodhej në makinë

schedule15:29 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 15:29 - 7 Dhjetor, 2023

U vra thuajse në derë të shtëpisë. Elton Javori, sapo kishte dalë nga banesa e tij në lagjen 16 prilli në Fier, kur u qellua me armë zjarri mesditën e të enjtes.

Kur pulmbat u zbrazën ndaj tij, 41-vjeçari gjendej në makinë.

Policia ka identifikuar si autor Agim Gashin, i cili dyshohet se i kishtë zënë pritë. Pasi e ekzekutoi, 35-vjeçari u largua me këtë automjet.

Për ndalimin e tij, policia ngriti postblloqe të shumta jo vetëm në Fier e Vlorë, por edhe qytete të tjera.

Në lagjen ku jetonte Elton Javori, njihej si djalë i qetë e jo problematik.

“E nohim familje shumë e mrekullueshme, i ati, e ëma, vëllezërit. Nuk kam dëgjuar asgjë. Shokë e kemi, pinim kafe. Sa dola nga shtëpia më thanë që e vranë, armë nuk dëgjova” tha një prej fqinjëve.

Pistat ku po hetohet janë disa. Të dy, autori dhe viktima janë pjesë të fiseve që në Fier njihen si të forta e anëtarët e tyre kanë probleme me ligjin.

Një krushqi e prishur dhe konfliktet mes të dyve janë të tjera dyshime që mund të kenë çuar në vrasje.

Për të zbardhur dinamikën e ngjarjes policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë ndersa punohet ende per te vene ne pranga vrasesin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!