Nuk kanë të ndalur luftimet mes forcave ushtarake izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit.
Ushtria izraelite ka njoftuar për vdekjen e katër ushtarëve që luftonin në Rripin e Gazës.
Ushtarët u vranë të gjithë pasi një pajisje shpërtheu në një rrugicë në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.
Ai tha se të katër ishin 19 vjeçar ndërsa nuk u dhanë më shumë detaje personale. Raportohet se një tjetër oficer dhe ushtar u plagosën rëndë, të cilët u dërguan për shërim në një spital./abcnews.al