Forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre rreth qyteteve strategjike lindore të Lysychansk dhe Severodonetsk, sipas një deklarate të Ukrainës në përditësimin e saj të fundit, shkruan BBC.
Ndërkohë 13 civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, në 24 orët e fundit, sipas një deklaratë të kreut të Administratës Ushtarake Rajonale Serhiy Hayday. Dymbëdhjetë civilë u vranë në Severodonetsk.
Severodonetsk është strategjikisht i rëndësishëm për rusët, sepse kontrolli i tij do t’i mundësonte Rusisë të përparonte drejt perëndimit dhe të bashkohej me forcat ruse në jug-lindje të Izyum.
Ukraina pretendon se ka zmbrapsur 14 sulme ruse dhe ka shkatërruar tetë tanke mes automjeteve të tjera.
/abcnews.al