“Vrite, bjeri…”/ Publikohen pamjet e rënda nga sherri në lokalin në Borizanë të Krujës. Konflikti për guroren

schedule12:28 - 7 Korrik, 2023

schedule 12:28 - 7 Korrik, 2023

Dy nga personat që ushtrojnë dhunë janë Xhelal dhe Përparim Rraja, vëllezër të deputetit Rrahman Rraja. Me shkopinj e armë ndër duar bashkë me persona të tjerë ata kanë sulmuar vellezërit Bilbil dhe Jashar Maja. Ndaj tyre është goditur disa herë derisa njëri prej tyre Bilbil Maja humbi ndjenjat për shkak të dhunës fizike.

Madje vëllai i deputetit, Xhelal Rraja nuk mjaftohet, por i vendos edhe armën në kokë Bilbilit. Ngjarja ndodhi të enjten në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë.

Shkak për konfliktin dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi Perparim Rrajes i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar kur ndodhin plasje në gurore, krijon deme në banesat e tyre.

Për ngjarjen u arrestuan 4 persona, Ineid dhe Andi Rraja, Eni Kullaj dhe Kujtim Përdaku. Njëri prej vellezërve të ish-deputetit socialsit, Përparim Rraja bashkë me 7 persona të tjerë u shoqëruan në polici të premten ndërsa vëllai tjetër që shihet me armë në dorë Xhelali mbetet në kërkim.

Të enjten ai u ndalua nga efektivët por u lirua sërish. Në kërkim janë edhe tre persona të tjerë të cilët ishin mes atyre që ushtruan dhunë barbare ndaj kushërinjve Maja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!