Vrioni “mall këmbimi”, Roma e do në operacionin për Zaniolon

schedule09:31 - 28 Qershor, 2022

schedule 09:31 - 28 Qershor, 2022

Juventusi po tenton me çdo kusht të transferojë sulmuesin Nicolo Zaniolo nga Roma. Kryeqytetasit e vlerësojnë yllin e tyre me 60 milionë euro.

Bardhezinjtë ndërkohë janë gati ta amortizojnë çmimin e italianit me përfshirjen e disa futbollistëse në këtë operacion.

Braziliani Arthur është një nga lojtarët që Juventusi ia ofron Romës, ndërkohë që klubi kryeqytetas kërkon që pjesë e marrëveshjes të jenë edhe mesfushori Fabio Miretti dhe Giacomo Vrioni.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka spikatur me Tirol në Austri vjet, duke shënuar 19 gola dhe emri i tij është lakuar edhe në klube të tjera të Serie A, si Sampdoria dhe Cremonese. / abcnews.al