Një ngjarje e rëndë u shënua në fund të nëntorit në Florida të SHBA, ku 27 vjeçarja nga Kosova Sabrina Krasniqi qëlloi pesë herë me armë zjarri bashkëshortin e saj 34-vjeçar Pajtim Krasniqi dhe më pas vrau veten. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur si rezultat i tradhtisë bashkëshortore.
Duke diskutuar këtë temë në emisionin “360 gradë”, psikologia Aurela Agalliu tha se personat që kryejnë krime në familje, zakonisht janë përballur me dhunën. Sipas saj, ata e shohin dhunën si një mekanizëm mbrojtës.
Ndërkohë, avokatja Enida Bozheku thotë se 27 vjeçarja, sipas ligjit amerikan, rrezikonte burgimin e përjetshëm me vrasjen e bashkëshortit të saj.
Pjesë nga diskutimi:
Aurela Agalliu: Nëse kemi të bëjmë edhe me vetëvrasje, kemi të bëjmë me lidhjen e varësisë emocionale, që do të thotë s’e nuk percepton dot partneri vazhdimin e jetës pa individin në fjalë dhe kryen një akt vetëvrasës.
Enida Bozheku: Do të ishte dënimi me vdekje. Maksimalja parashikuar nga legjislacioni. Duke qenë femër, nuk aplikohet dënimin me vdekje, do të merrte maksimalen e dënimit, 100 vjet, burgimin e përjetshëm. Zgjidhja egoiste e saj që është se i ka hequr jetën vetes së saj.
Aurela Agalliu: Këta persona që kryejnë krim në familje, kanë histori të kaluar, e cila i ka përballur me dhunën. Janë persona të dhunuar, që në moshën adulte bëhen dhunues dhe e kanë këtë si mekanizëm mbrojtës që ndodh në mënyrë të pavetëdijshme. Ajo çfarë e shpjegon ndërmarrjen e një veprimi të tillë është fakti se ka nivele të ulëta të serotoninës dhe dëmtim në kontekstin frontal, pra ka dobësi në kontrollin e emocioneve./abcnews.al