Lefter Xhelilaj ka afro 40 vite që merret me vreshtari por si prodhimi i kësaj vere nuk ka ndeshur kurrë. Një pjesë e vreshtave është e dëmtuar duke sjelle rendiment të ulët.
Fermerët thonë se shkak janë bërë reshjet e shiut gjatë muajve qershor e korrik si dhe sëmundjet e bimëve që ndikohen nga lageëhtira.
Në Frakull të vogël, zonë që njihet për prodhimin e rrushit e ku janë afro 150 ha me vreshta, bujqit thonë se këtë sezon do të dalin me humbje.
Për shkak të prodhimit të pakët, çmimi i rrushit pritet të jetë më i lartë.
Luhatjet e motit këtë vit kanë shkaktuar dëme të medha edhe në kultura të tjera ndërsa bujqit kanë kërkuar ndihmë nga shtetit për t`ju kompensuar humbjet./abcnews.al