Vrau vëllanë dhe kunatën, lihet në burg Arsen Muskurti

schedule10:01 - 1 Shtator, 2022

schedule 10:01 - 1 Shtator, 2022

Arsen Muksurti, i cili vrau vëllanë dhe kunatën pasditen e 30 gushtit në Tiranë, është lënë në burg.

Lexo edhe: I martuar me dy gra, të pathënat e intrigës familjare që çuan në ekzekutimin e çiftit Muskurti përballë xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Muskurtin, i cili deri tani nuk ka treguar pendesë për krimin, ndërsa gjatë seancës ai është parë duke përshëndetur mediat.

Arsen Muskurti mori armën që e mbante në ambientet e biznesit të tij dhe vrau vëllanë dhe kunatën e tij brenda ambienteve të “NOOR Travel”, ndërkohë që më pas fiksohet nga kamerat e sigurisë që largohet me qetësi prej andej.

Arsen Muskurti u arrestua pak orë më pas nga policia, ndërsa arma e krimit u gjet në kasafortën e biznesit e tij dhe jo në një kosh mbeturinash, siç kishte deklaruar ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!