Kryeqyteti i Francës është tronditur këtë të premte, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Parisit. Mediat në Francë raportojnë se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë 3 persona, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.
Fusillade à Paris: l’arrestation du tireur présumé en vidéo pic.twitter.com/R0Pcjn7BFJ
— BFMTV (@BFMTV) December 23, 2022
69-vjeçari u arrestua një vit më parë për një sulm racist me thikë ndaj emigrantëve në kryeqytetin francez. Agence France-Presse raportoi gjithashtu se 69-vjeçari ishte akuzuar edhe për tentativë vrasje në vitin 2016.
Burime gjyqësore bëjnë të ditur se 69-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu. Sipas një përfaqësuesi të prokurorisë publike në Paris, dy persona të tjerë janë plagosur lehtë, ndërsa sulmuesi ka mbetur i plagosur edhe në fytyrë.
/abcnews.al