Ngjarja që tronditi Korfuzin një ditë më parë kur një person vrau dy të tjerë dhe më pas veten kishte qenë e paralajmëruar. Autori kishte pasur vazhdimisht konflikte me pronaren e banesës ku ai jetonte. Banorët tregojnë se ajo kishte planifikuar ta nxirrte nga banesa pasi ai nuk paguante qira por vetëm kujdesej për kopshtin përpara banesës.
Gruaja fatkeqe i kishte lënë afat autorit për të liruar banesën por ditën e djeshme debati mes tyre përshkallëzoi deri në përdorimin e armës. Ai e qëlloi atë dhe pikërisht në momentin e përplasjes për të shuar sherrin ndërhyri edhe Christos Zygouris qiramarrësi tjetër në po të njëjtën ndërtesë i cili po ashtu mbeti i vrarë.
Pas vrasjes së dyfishtë, autori u mbyll në banesën e tij dhe u vetëvra. Mediat greke folën me të afërmin e qiramarrësit që mbeti vrarë i cili tha se po priste që vajza dhe gruaja e tij të vinin nga Franca për të kaluar verën në Korfuz. /mv.abcnews.al