Martin Skëndaj, i akuzuar për vrasjen e të dashurit të motrës dhe kushëririt të tij do të qëndrojë në burg pa afat.
Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë për të dhe deklarata e mbrojtjes së avokatit të tij nuk ndikoi aspak në vendim. Mësohet se Skëndaj ka shfaqur shenja pendimi dhe nuk ka folur asnjë fjalë.
Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë me burg pa afat për Martin Skëndaj që të enjtë vrau dy të rinj në Patos.
Kujtojmë se një prej viktimave kishte lidhje dashurie me motrën e tij. Në seancë mësohet se ai ka heshtur.
Avokati i tij ka sqaruar rrethanat e ngjarjes që e solli 23 vjeçarin përpara togave të zeza. Sipas tij Skëndaj nuk kishte qëllim ti vriste viktimat por e ka kryer krimin në kushtet e tronditjes së thellë psikike dhe sherreve të herë pas herëshme mes dy fiseve.
Po gjykata nuk mori në konsiderat asnjë provë lehtësuese dhe e la Skëndajn në burg.
Konflikti mes familjeve Skëndaj dhe Rapaj ka disa muaj që ka ndodhur. Asnjë nga familjet nuk ishte dakord me lidhjen mes Almës dhe Manolit.
Vetë Skëndaj dhe i ati i tij ishin konfliktuar fizikisht me viktimën dhe të afërmit e familjes Rapaj ku mësohet se janë gjuajtur edhe me mjete të forta tre ditë para vrasjes.
Autori i krimit shkoi ditën e enjte në poliklinikën e Patosit për të marrë një raport mjekësor pasi ishte dhunuar dhe aty mbërritën edhe Elis Kapaj dhe Manol Rapaj.
Situata doli jashtë kontrollit dhe Skëndaj nxorri armën e shërbimit dhe qëlloi për vdekje dy të rinjtë./abcnews.al