Vrau në Greqi dy turistë, Gjykata e Vlorës: Burgim të përjetshëm për Bardhosh Lytajn

schedule10:17 - 6 Shkurt, 2020

schedule 10:17 - 6 Shkurt, 2020

Pas arrestimit dy ditë më parë të shumëkërkuarit Bardhosh Lytaj që ka vrarë pasi i grabiti në vitin 1998 dy turistë anglezë në Greqi sot është zhvilluar seanca gjyqësore për njohjen e masës dhe për verifikimin e të akuzuarit.

Kjo gjykatë njohu dënimin “burgim i përjetëshëm”, dhënë nga drejtesia greke. Ai do të vuajë denimin në territorin shqiptar kjo per faktin sepse midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka një marrëveshje ekstradimi.

Bardhosh Lytaj alias Mino,  u arrestua pak ditë më parë në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia greke, për vrasje, grabitje, trafik droge.

47 vjeçari akuzohej për vjedhje me dashje e kryer në bashkëpunim, vjedhje me pasojë vdekjen e më shumë se një personi.

Akuza të cilat rëndojnë mbi të për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 në territorin grek. Mino grabiti dhunoi dhe vrau dy turiste anglez në afërsi të Patrës. Për këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë në Patra e dënoi atë me burgim të perjetshëm. Mbi Minon rëndojne edhe akuza e trafikut të lëndeve narkotike, prodhim dhe shitja e lendeve narkotike për të cilën Gjykata e Kretës e ka dënuar me 6 vite burg. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!