TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Marsela Pushanin, e cila të shtunën e kaluar goditi me thikë të motrën duke i shkaktuar vdekjen.
Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas këqyrjes së trupitdhe kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra.
Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.
Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike. Një ditë më parë është marrë në pyetje edhe nëna e viktimës, e cila tha se 37-vjeçarja i dhunonte. Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës./n.m. abcnews.al