Vrau me thikë 7 vjeçaren në Britani, shqiptarja shpallet e pafajshme

schedule08:32 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 08:32 - 5 Dhjetor, 2020

Shqiptarja që  vrau  me thikë vajzën shtatë vjeçare, para prindërve të saj në park në Ditën e Nënës, është shpallur e pafajshme.

Vendimi u mor pasi gjykata dëgjoi provat nga një konsulent psikiatër mjeko-ligjor që trajtonte 30-vjeçaren në spitalin e sigurisë së lartë Rampton, Michael Brady QC. Sipas psikiatrit Eltiona vuan nga skizofrenia paranojake.

 

Prokuroria kishte pohuar se Skana kishte planifikuar vrasjen, duke blerë një thikë,  dhe më pas kishte zgjedhur një viktimë në park. Pas arrestimit të saj, Skana u tha mjekëve: “Ishte çdo gjë me paramendim, unë prita në një park, zgjodha viktimat, pas vrasjes  u përpoqa të ikja.”

 

Emily ishte në Queen’s Park në Bolton me babanë e saj Mark Jones pasditen e Ditës së Nënës në 22 Mars. Vogëlushja po i thërriste nënës së saj, ndërsa po vraponte për tu larguar  ku ishte ulur Skana, e vetme dhe e armatosur me një thikë.  Skana u ngrit, kapi Emily dhe i preu fytin para se të ikte.

E pandehura me origjinë nga Shqipëria, u arrestua më vonë sipas Aktit të Shëndetit Mendor. Në vitin 2017, Skana kishte goditur me thikë nënën e saj dhe kishte sulmuar motrën, ndërsa ka qenë e shtruar psikiatri tri herë.

Skana kishte mbërritur në Britaninë e Madhe në vitin 2014. Fillimisht asaj iu refuzua azili, përpara se të merrte leje për të qëndruar në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!