Vrau me sëpatë gruan dhe vëllain, flet kryeplaku i fshatit: Nuk kishin konflikte

schedule21:06 - 27 Janar, 2023

schedule 21:06 - 27 Janar, 2023

Kryeplaku i fshatit Tervol të Gramshit, Ermal Sharku ka folur për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, ku Xhevit Sinani vrau me sëpatë gruan dhe vëllain e tij. Ai tha për gazetaren e Abc Neës, Gerta Vasku se familja nuk kishin konflikte dhe se nuk ishin në dijeni se autori vuante nga skleroza.

“Nuk ka patur as ankesa. Jam komshi me të ndjerin dhe shkonim shumë mirë. Janë familje e mirë dhe me tradita. Kjo që ndodhi na ka lënë pa fjalë. Jemi të shokuar. Shpresojmë që ta marrim vesh arsyen se pse ndodhi.”, tha kryeplaku i fshatit mes të tjerash për gazetaren Gerta Vasku.

75 vjeçari Xhevit Sinani fillimisht ka vrarë gruan e tij, Zeqinenë dhe më pas të vëllain në banesën e tij. Më pas ai ka shkruar te krushqit e tij ku dhe ka marrë në telefon të birin duke i thënë se ka vrarë të ëmën dhe xhaxhain e tij. Më pas, autori është arrestuar nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!