Vrau me lopatë shokun e klasës, 13-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm në Kinë

schedule10:23 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 10:23 - 30 Dhjetor, 2024

Kina dënoi me burgim të përjetshëm një adoleshent për vrasjen e një shoku të klasës, një rast që tronditi vendin dhe hapi debatin për krimin e të rinjve. Tre të dyshuar, të gjithë nën moshën 14 vjeç në kohën e krimit, u akuzuan në prill se kishin ngacmuar shokun e tyre të klasës, një djalë 13-vjeçar të quajtur Ëang, për një periudhë të gjatë përpara se ta vrisnin me lopatë dhe ta varrosnin trupin e tij në një serë.

Detajet e krimit dhe veçanërisht organizimi metodik i tij nga adoleshentët bënë bujë.

Një nga adoleshentët, i quajtur Zhang, u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm, njoftoi një gjykatë në provincën Hebei të Kinës veriore.

Bashkëpunëtori i tij, i quajtur Lee, u dënua me 12 vjet burg.

Në kohën e krimit, media shtetërore kishte raportuar se të katër adoleshentët ishin fëmijë të punëtorëve migrantë, të cilët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në qytete të mëdha, duke lënë gjyshërit dhe të afërmit e tjerë të kujdesen për fëmijët e tyre.

Ky rast është ndër të parët në të cilin gjykata aplikoi uljen e kufirit të moshës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!