Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg. Autorit i është pranuar akuza “vrasje nga pakujdesia” neni 85 , atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka.
Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte ‘vrasje me dashje’ por kjo kërkesë është rrëzuar. Të pranishëm në sallë ishin avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit, raporton gazetari Elton Nika.
Autori nuk ka qenë i pranishëm në sallë pasi, sipas avokatëve, kishte probleme shëndetësore. Ngjarja u regjistrua në gusht të vitit 2023 pranë një kancelarie në afërsi të gjykatës së Vlorës. Ata kishin pasur një debat për një shumë parash që Meshahu i kishte premtuar.
Meta tha pas arrestimit se ishte takuar rastësisht me 55 vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.
“U takuam rastësisht në internet kafe. Armando po printonte disa dokumente. I kërkova që të mbante premtimin dhe të më jepte paratë. Ai filloi i pari të më ofendonte dhe duke më prekur në mjekërr, më shtyu dhe më shau disa herë. Nuk e durova dot, por edhe për t’u vetëmbrojtur e godita me grushte dhe ai ra në tokë. Nuk doja që debati mes nesh të përfundonte kështu dhe unë ta vrisja atë”, deklaroi asokohe autori./abcnews.al