Vrau me çifte kreun e njësisë administrative Kotë, gjykata jep vendimin për Admir Delaj

schedule15:06 - 23 Korrik, 2020

schedule 15:06 - 23 Korrik, 2020

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vite burg Admir Delaj, e akuzuar për vrasjen me çifte kreun e njësisë administrative Kotë, dy vite më parë.

Ngjarja ka ndodhur dy vite më parë në nëntor të vitit 2018, ku autori i krimit Delaj dhe viktima Fatmir Hado, ishin në një nga lokalet e fshatit Kote në Vlorë. Të dy së bashku ata po konsumonin alkool njëri me tjetrin, kur papritur janë konfliktuar së bashku për shkak të pijes.

Biseda mes tyre ka marrë nuancat e debatit politik, pasi Hado, ishte dhe kryetar i njësisë Administrative Kote, ku përfaqësonte Partinë Demokratike.

Të dy bashkëfshatarët më pas janë konfrontuar me fjalë dhe sharje me njëri-tjetrin dhe për pasojë Admir Delaj, ka shkuar ka marrë çiften me leje, që e mbante në makinë dhe ka qëlluar mbi, Fatmir Hadon, duke e lënë të vdekur në vend. 65 vjeçari Hado mbante postin e kreut të Njësisë Administrative Kotë, pasi ishte zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike. Për këtë ngjarje shumë shpejt është arrestuar nga policia, Admir Delaj, i cili tashmë përballet në gjykatë me rrezikun e dënimit prej 18 vite burgim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!