TIRANË- Gjykata Tiranës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg Mario Perlleshajn.
Ai u dënua me 12 vite për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së Luis Meçes, por në bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie.
Prokuroria e Tiranës kërkoi 25 vite heqje lirie për të miturin Mario Përlleshaj, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Canin dhe plagosi Luis Meçen, një vit më parë pranë shkollës, Fan Noli në kryeqytet.
Gjatë dhënies së pretencës, prokurorja e Tiranës Alma Felja, u shpreh se e lë në vlerësimin e gjykatës dënimin përfundimtar duke sjellë në vëmendje nenin 97 për fëmijët.
Vrasja e Martin Canajt dhe plagosja e Luis Meces, ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar pranë shkollës “Fan Noli”.
Pas një sherri të ndodhur mes adoleshentëve disa ditë para ngjarjes së rëndë, Martin Cani kishte thirrur shokun e tij Luis Mecen nga një shkollë tjetër e Tiranës, ndërsa Mario Përlleshja disa shokë të tjerë të tij, në mënyrë që të sqaroheshin.
Por, pas takimit pranë shkollës “Fan Noli” për t’u sqaruar, ka pasur sërish konflikt. Që prej arrestimit të tij Mario Përlleshaj është mbajtur në institucionin e të miturve në Kavajë./abcnews.al

