Vrau kunatin natën e ndërrimit të viteve, Apeli dënon me 8 vite burgim Klajdi Shundin

schedule13:23 - 23 Nëntor, 2022

schedule 13:23 - 23 Nëntor, 2022

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me tetë vite burgim, Klajdi Shundin, i cili vrau kunatin e tij në janar të 2021-it.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, 2021 në një banesë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Lexo edhe: Qëlloi për vdekje kunatin, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për Klajdi Shundin

Viktima dhe autori u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas Shundi e qëlloi kunatin Vladimir Zvezhda. Ky i fundit, edhe përse u dërgua menjëherë në spital nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra.

Lexo edhe: Qëlloi për vdekje kunatin, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për Klajdi Shundin

Klajdi Shundi kishte ftuar për Vitin e Ri burrin e motrës Vladimir Zvezhda 42 vjeç.

Ato kanë festuar deri në orën 3:30 të mëngjesit dhe me pas kanë filluar të debatojnë. Gjithashtu grupi hetimorë do të marrë në pyetje të gjithë familjaret që ishin të pranishëm.
/abcnews.al/