Jurgen Lecaj, 25-vjeçari vrau me sende të forta krushkun e tij një ditë më parë në në Vlorë vijon të jetë në kërkim nga policia.
Ndërkohë në Komisariatin e Policisë së Vlorës janë shoqëruar 10 persobna mes tyre 4 familjarë dhe 2 punonjës karburanti të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen apo vendndodhjen e autorit.
LEXO EDHE: E vrau krushku se kamera filmonte nga shtëpia e tij, detaje të reja nga krimi në Vlorë
Gazetari i Abc News Elton Nikaj raporton se arsyeja e dyshuar që ka shtyrë 25-vjeçarin të godasë për vdekjen krushkun e tij Bujar Mehmetaj 60-vjeç ka qenë pikërisht konflikti i pronësisë që viktimat kishin pasur edhe para debatit të djeshëm.
Një ditë më parë autori dhe viktima të afërm dhe fqinj me njëri tjetrin u konfliktuan për kamerat e sigurisë të vendosur nga viktima gjë e cila çoi në konfliktin me shkop bejsbolli e për pasojë edhe vdekjen e tij./abcnews.al

