Vrau komshiun për një “copë” tokë në Pogradec, ende asnjë gjurmë nga autori, dyshohet të jetë vetëvrarë

schedule12:06 - 10 Shtator, 2022

schedule 12:06 - 10 Shtator, 2022

Kur kanë kaluar 3 ditë nga vrasja në fshatin Gështenjas në Pogradec, ku mbeti i vrarë  65-vjeçari, Safet Hyskollari, me autorin e krimit që nuk është kapur ende nga policia.

Kërkimet për  63-vjeçarin Fatmir Manellari vazhdojnë ende nga patrullat policore, ndërsa janë shtrirë edhe në zonën e Mokrës.

Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tij në çdo vend që është kërkuar, ashtu si nuk ka asnjë raportim se mund të jetë parë nga kalimtarë apo banorë zonash ç’ka ngre dyshime se edhe mund të jetë vetëvrarë.

Kujtojmë se Fatmir Manellari vrau fqinjin e tij, Safet Hyskollari për një mosmarrëveshjeje që kishin për një tokë, e cila nuk i përkiste ligjërisht as autorit, e as viktimës.

Viktima

Viktima kishte vendosur disa tuba në një kanale kullues në  tokën, e cila u kthye në mollë sherri.

63-vjeçari Fatmir Manellari, autori i vrasjes edhe pse nuk banonte  pranë kësaj rruge u konfliktua me 65 vjeçarin, pasi nuk ishte dakord që ai të vendoste tuba, pasi kishte frikë se për shkak të tubave shtëpia e tij mund të përmbytej gjatë dimrit.

Viktima Safet Hyskollari kishte 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA, ndërsa kishte kishte vetëm një vit që kishte dalë në pension dhe së bashku me gruan ishin rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë.

Lexo edhe: Toka mollë sherri në Pogradec, viktima jetonte prej 20 vitesh në Amerikë, u kthye në Shqipëri për të gëzuar pensionin

Që nga rikthimi në fshat viktima ka pasur konflikte të vazhdueshme me Fatmir Manellarin. Autori dhe viktima nuk kanë pasur asnjëherë konflikt verbal më parë.
Kjo shpjegon edhe faktin se përse asnjëherë nuk është kërkuar ndihmë në polici.

Kokflikti ka ndodhur dje pasi viktima kishte vendosur disa tuba në kanalin kullues në një tokë shtetërore, që nuk i përkiste asnjërit prej tyre.

Autori pasi e kanë njoftuar të afërmit, pas punës ka shkuar dhe ka debatuar me viktimën dhe e ka gjuajtur me thikë.

Për vendin që pretendon autori se e ka të tijën nuk ka asnjë dokumentacion por thotë që e kam ai pasi në ish kovaçanën aty ka punuar vite më parë dhe ka zaptuar vendin me pretendimin që e ka ai./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!