Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Besnik Pjetrin

schedule13:11 - 11 Prill, 2026

schedule 13:11 - 11 Prill, 2026

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin me burg përjetë për Besnik Pjetrin, autorin e vrasjes së dy personave në Lezhë në gusht të vitit 2022 i cili u gjet fajtor për kryerjen e dy veprave penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armeve, armeve shpërthyese dhe municionit”.

Kolegji penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Besnik Pjetri, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në 21 nëntor të 2024.

Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, të cilët nuk morën parasysh pretendimet e Pjetrit për prishjen e vendimit të dhënë nga dy gjykatat më të ulëta.



Krimi i rëndë u regjistrua mbrëmjen e 28 gushtit në fshatin Grykzezë të Lezhës. Besnik Pjetri vrau me armë zjarri ish vjehrrin Pjetër Perjakun dhe ish kunatin e tij Gentian Perjaku, brenda banesës së tyre.

Motiv i vrasjes dyshohet se u bë një konflikt që autori kishte patur me familjarët e ish bashkëshortes së tij, me të cilin kishin 6 vite të divorcuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!