Vrau gruan në mes të mes të rrugës/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit në policinë greke: Po më hante lekët, kishte lidhje jashtëmartesore

schedule21:34 - 16 Maj, 2024

schedule 21:34 - 16 Maj, 2024

“Kam vrarë gruan time dhe nuk jam penduar për këtë”. Këto ishin fjalët e para të 50-vjeçarit Eduart Danaj që vrau igruan e tij këtë të enjte në Menidi të Greqisë. Autori është shfaqur i papenduar në marrjen në pyetje në Departamentin e Vrasjeve, pasi është arrestuar në rrugën Parnithos, ku është gjetur i dehur lehtë në një pallat ku punonte si ndërtues.

50-vjeçari, i cili gjithashtu punonte në një tavernë në Metamorfosi, i tha policisë: “Po hante lekët e mia. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore për shumë vite me burra të ndryshëm. Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook”.

Pas vrasjes, autori ka shkuar në një hotel. Ai pagoi për të qëndruar natën dhe filloi të endet përreth. Oficerët e policisë që bënin kontrolle shtëpi më shtëpi e panë atë në kamera dhe e ndoqën gjatë gjithë rrugës ku mund ta “shikonin”. Njëkohësisht i ishte dhënë sinjal të gjitha shërbimeve për ta kërkuar, por edhe në kufi që të mos shpëtonte.

Sipas medive greke, në të kaluarën ai kishte kërcënuar edhe vajzën e tij. 21-vjeçarja nuk ka pushuar së qari teksa ka përshkruar në polici se çfarë po kalonte ajo, vëllai i saj 14-vjeçar dhe nëna e saj. “Do të të vras ​​dhe më pas do vras ​​veten. Do të bëhesh si nëna jote, që…na”, duket se i ka thënë në një moment.

Pas vrasjes, autori nuk ka ndërruar rrobat dhe ka qenë duke ecur i përgjakur. Kur autoritetet e gjetën, ai ishte nën efektin e alkoolit. Ai pretendoi se kishte pirë vetëm dy birra. Në banesën në rrugën Pangalou u gjetën dy qese me shishe birre.

Viktima kishte plagë me thikë në qafë, gjoks dhe një plagë mbrojtëse në dorë. Autori nuk e ka marrë thikën me vete pasi i ka “ngecur” brenda trupit të gruas, mes barkut dhe këmbës.

Ndërkohë, nesër do të paraqitet në Prokurori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!