Ditën e sotme një ngjarje makabër ka ndodhur në një familje në Gramsh ku një person ka vrarë bashkëshorten, Zeqine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani.
Bëhet fjalë për Xhevit Sinanin, i cili sapo ka vrarë dy familjarët e tij ka shkuar në familjen e krushqve të fisit Ranxha, i cili ndodhej pranë kanionit të Hotës.
Ai atje ka marrë në telefon djalin e tij ku i ka thënë se ka vrarë të ëmën dhe xhaxhain.
Autori ka qenë në shtëpinë e tyre në momentin e arrestimit nga policia.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit pasditën e sotme, ku autori i ka gjuajtur me sende të forta vëllait dhe bashkëshortes së tij.
Pas vrasjes autori është larguar nga shtëpia./abcnews.al/