Babis Anagnostopoulos , menjëherë pas dënimit për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs, vendosi t’ia transferonte të gjithë pasurinë vajzës së tij, Lidias së vogël.
Më konkretisht, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të Caroline ka urdhëruar që prona e tij personale t’i kalojë vogëlushes Lydia. Sipas një raportimi të Star, vendimi është marrë pak ditë më parë dhe tashmë po zhvillohen procedurat për t’i kaluar gjithçka fëmijës.
Vendimi i Babis Anagnostopoulos vjen në një kohë kur prindërit e vajzës së ndjerë po mendojnë seriozisht ndryshimin e mbiemrit të vogëlushes Lydia. Babai i Caroline kishte deklaruar në një intervistë se do të bëjë gjithçka që mundet që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë sërish Lidian e vogël.
/abcnews.al/