Zbardhet vrasja e 38-vjeçarit në Greqi, shkak janë bërë pazaret e drogës.
Ngjarja ka ndodhur në nëntor në Menidi. Policia greke ka shpallur në kërkim shqiptarin Orjon Llupo. Sipas hetimeve Llupo ka kaluar në territorin shqiptar dhe ndodhet në zonën e Divjakës. Ndërkohë ka rezultuar se shqiptari rezulton me precedentë kriminal dhe se është i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të ligjit për emigracionin.
Ngjarja ndodhi në 17 nëntor në një shtëpi të pabanuar në zonën e Açanës në Greqi. Autori ka debatuar me 38-vjeçarin për lëndën narkotike dhe më pas e ka goditur atë në këmbë me thikë dhe është larguar ne vendi i ngjarjes.
Si pasojë e plagëve të marra 38-vjeçari ka humbur jetën.
/abcnews.al/