Vrau fqinjin për një kanal/ Gjykata e Tiranës lë në burg Maliq Markun

schedule11:54 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 11:54 - 3 Dhjetor, 2023

Arrest në bug ka caktuar gjykata e Tiranës për 70-vjeçarin Maliq Marku, që dy ditë më parë vrau fqinjin e tij Shefqet Hasa 55 vjeç dhe plagosi fqinjin tjetër Ismet Keqa.

Në seancën e së dielës që u zhvillua me dyer të mbyllura, Marku u shfaq konfuz përballë gjykatës edhe pse kërkoi falje për krimin, deklaroi se ajo që ndodhi ishte një komplot serbo- malezes. Sipas prokurorisë, krimi i rëndë ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme që autori kishte me banorë të zonës për shkak të një kanali të ujërave të zeza që kërkonte të hapte, por banorët, mes të cilëve dhe viktima nuk kanë qenë dakord.

Fillimisht ka patur një konflikt verbal mes autorit dhe dy fqinjëve të tij ndërsa i pranishëm ka qenë edhe një tjetër banor i zonës  shtetasi Ilir Kuka. Pas sherrit verbal Marku ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë që e mbante me vete dhe ka qëlluar për vdekjen Shefqet Hasën.

Më pas ka qëlluar në drejtim të Keqës, por është penguar nga Ilir Kuka dhe fatmirësisht ai mbeti i plagosur. Autori jetonte prej kohësh në Angli dhe ditën që ndodhi edhe ngjarja e rëndë kishte prerë biletën për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe. Tashmë ai akuzohet për vrasje në rethana cilësuese dhe armë mbatje pa leje dhe rrëzikon dënimin me burgim të përjetshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!