Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau fqinjin për një çështje pronësie/ Nikël, arrestohet autori Eduard Afmataj

schedule16:26 - 11 Prill, 2026

schedule 16:26 - 11 Prill, 2026

Është arrestuar autori i dyshuar, Eduard Afmataj, për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Verion, në njësinë administrative Nikël, ku motivi kryesor dyshohet të jetë një konflikt për çështje pronësie. Sipas banorëve të zonës, autori kishte një pjesë toke pranë familjes së viktimës dhe përplasjet mes tyre kishin nisur disa ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme, viktima dhe autori janë përfshirë në një debat pranë tokës në fjalë, ku situata ka degraduar duke çuar në krimin e rëndë. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se vrau me armë 48-vjeçarin, dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta.



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një ndjekje të vazhdueshme, të pandërprerë dhe kontrolleve intensive me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur “Bruz-Mal” dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon.

Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.” , reagon policia.  / abvcnews.al /

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!