Vrau fqinjin me thikë pas sherrit në lokal, pendohet autori: Nuk mbaj mend asgjë

schedule12:08 - 10 Maj, 2022

schedule 12:08 - 10 Maj, 2022

“Nuk mbaj mend asgjë, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jam i penduar”. Kështu është justifikuar para togave të zeza Olgert Dhimitri, 37-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Ilir Kapos në Tiranë.

Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg. 60-vjeçari Ilir Kapo u sulmua për vdekje nga 37-vjeçari pas një sherri verbal, që degradoi në përplasje fizike duke bërë që autori të nxirrte thikën e të sulmonte për vdekje.

Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Ngjarja u regjistrua të shtunën pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë.

Autori dhe viktima kishin njohje të mëparshme dhe jetonin në të njëjtën lagje./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!