Një 21-vjeçare në Amerikë është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e fëmijës së saj. Trupi i Jordan Belliveau, 2 vjeç, u gjet në një pyll në Largo të Floridas.
Nëna e tij, Charisse Stinson gënjeu fillimisht policinë për ngjarjen duke thënë se e sulmoi një person dhe e la pa ndjenja. Kur u zgjua ajo ishte në një park dhe nuk mund të gjente djalin e saj.
Por më vonë ajo e pranoi se e kishte goditur vogëlushin dhe më pas e kishte lënë të vdiste. Charisse akuzohet për vrasje të shkallës së parë.
Ajo pranoi se e goditi Jordan-in në faqe gjatë kohës që ishte në shtëpi. Por fatkeqësisht ai goditi kokën në mur çfarë i shkaktoi edhe plgë të rënda që i sjhkaktuan vdekjen. 21-vjeçarja tha se gjithçka ndodhi në një moment zemërimi.
Më pas, ajo dëshmoi se e dërgoi trupin e djalit në një zonë pyjore duke e lënë atje. Trupi i Jordan u gjet të martën, ndërsda BBC shkruan se e ëma e tij është futur në qeli dhe nuk ka të drejtë të lirohet me kusht./abcnews.al