Vrau fajdexhiun, gjykata vendos arrest me burg

schedule15:28 - 17 Korrik, 2018

schedule 15:28 - 17 Korrik, 2018

Lihet në burg autori i dyshuar për vrasjen e 34-vjeçarit Kejsi Hysa. Vendimi është marrë ditën e sotme nga gjykata e Krujës. Viktima u gjet i groposur në fshatin Shelqet të Krujës. Në kërkim për ngjarjen është edhe një person tjetër. 

Gjykata e Krujës vendosi arrest me burg për Hysni Ramën, autorin e dyshuar për vrasjen e 34-vjeçarit nga Laçi, Kejsi Hysa.

I pandehuri nuk pranoi të flasë para trupit gjykues. Ai u kap disa ditë pas zhdukjes së Hysës, për të cilin familja denoncoi publikisht.

Ka dyshime se Hysa i kishte marre hua një sasi të madhe parash, Hysni Ramajt, 31 vjeçarit, pronar i një mobilierie. Policia zbardhi mesazhet dhe komunikimet telefonike mes të dyve, deri më 5 Korrik, kur Hysa doli nga shtëpia, për të mos u kthyer më.

Viktima dhe autori janë konfliktuar para ngjarjes, përplasje që ka përfunduar me përdorimin e armëve. 34-vjeçari u ekzekutua me një plumb në kokë. Më pas, trupi i tij u gropos në afërsi të fshatit Shelqet të Krujës.

Policia gjeti një pushkë model 56, një pistoletë tip Bereta e kalibrit 9 milimetra, makinën e viktimes dhe sende personale të tij. Për këtë ngjarje, një person tjetër është në kërkim. Policia kishte 3 vjet që e kërkonte Hysën, pasi ai akuzohej si i përfshirë në vrasjen e Edmond Theodhorit, në Sarandë, në 10 Korrik të 2015-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!