Vrau dhe groposi 34-vjeçarin në 2018/ Kush është Agron Tufa, që u ekstradua këtë të diel nga Italia

schedule11:11 - 15 Shtator, 2024

schedule 11:11 - 15 Shtator, 2024

Në foto (majtas Agron Tufa, djathtas Kejsi Hysa)

TIRANË- Për 52-vjeçarin shqiptar, Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burg për vrasje ka ardhur ora për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

Pas disa vitesh në arrati, Tufa u gjurmua dhe u kap në Itali në janar të këtej viti dhe sot iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Rinas.

Gjykata e Krujës e gjeti fajtor atë duke e dënuar në mungesë me 30 vjet burg për vrasjes e Kejsi Hysës në korrik të vitit 2018.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se Agron Tufa së bashku me Hysni Ramën kanë ekzekutuar me armë zjarri 34-vjeçarin Kejsi Hysa dhe më pas i kanë djegur trupin viktimës.

Trupi  i 34-vjeçarit,Kejsi Hysa, u gjet pas disa ditës i groposur në një parcelë, pranë lumit në Nikël.

Ngjarja e rëndë, e cila tronditi Niklën ndodhi më 5 korrik 2018, brenda një parcele të mbjellë me hashash.

Në atë kohë policia arrestoi për krimin Hysni Ramën ndërsa Agron Tufa arriti të largohej nga Shqipëria./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!