Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm 32 vjeçarin Kristjan Cenaj. I riu u gjet fajtor për vrasjen e groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras.
Gazetari Gjergj Figuri raporton se vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, ndërsa kjo masë dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krimin makabër.
Prokuroria kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës së sigurisë” që nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim para kohe me kusht”, por kjo nuk është pranuar nga gjykata.
Avokati i familjareve të viktimës, Eduart Mullaraj u shpreh i kënaqur me vendimin, po kërkon zgjerim të hetimeve, pasi në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë./abcnews.al