Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë duke dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm grekun Eftimio Eftimiu.
Gazetari Ermal Vija raporton për ABC se ish-komandoja e forcave ushtarake greke është shpallur fajtor për vrasjen e Devi Kasmit të ndodhur më 29 Janar të vitit 2018.
Dënimi përputhet edhe me pretencën e SPAK, që kërkoi dënimin me burgim përjetshëm.
Apeli i GJKKO-së, dënoi me 33 vite burg Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen./mv.abcnews.al