Elias Rodriguez, 30 vjeçari nga Çikago që vrau dy punonjësit e Ambasadës Izraelite në Washington, çiftin Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgrim është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, vrasje të zyrtarëve të huaj dhe për armëmbajtje.
Sulmi i të mërkurës po hetohet si krim urrejtje dhe pritet që ndaj 30 vjeçarit të ketë akuza të tjera tha prokurorja Amerikane Jeanin Pirro (Xhënin Pirro) në një Konferencë për shtyp.
Ky është një rast që mund të dënohet me vdekje tha Prokurja Amerikane, megjithatë shtoi se është ende shumë herët që të merret një vendim I tillë.
Steve Jenson, nga zyra e FBI-së në Washington I quajti vrasjet një akt terrori dhe dhune drejtuar kundër komitetit hebre.
Elias Rodriguez, 30 vjeçari nga Çikago që vrau dy punonjësit e Ambasadës Izraelite në Washington bërtit përgjatë arrestimit të tij frazën Palestina e Lirë duke sinjalizuar këshu se kishte kryer një krim I nxitur nga antisemitizmi.
Policia Amerikane ka treguar se autori I Krimimit makabër nuk kishte pasur më parë precedent penal dhe se të dhënat tregojnë se ai kishte vepruar I vetëm.
Ambasada Amerikane ne SHBA tregoi se Yaron Lischinsky ishte përgatitur ti propozonte për fejesë të dashurës së tij Sarah Milgrim përgjatë një udhëtimi të afërt që çifti do të kishin në Jeruzalem.
/ abcnews.al