Vrau biznesmenin në Sarandë, kapet në Itali autori i krimit

schedule19:16 - 23 Shkurt, 2018

schedule 19:16 - 23 Shkurt, 2018

Një 27-vjeçar nga Mamurrasi i shpallur në kërkim për një vrasje në Sarandë është arrestuar në Itali. Ndalimi i Keivi Hysës është bërë në Sesto San Giovani. Ai akuzohet për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Në njoftimin e Policisë së shtetit thuhet se krimi ka ndodhur në Korrik të 2015-s, ku pas një mosmarrveshje për motive të dobëta, Hysa ka vrarë pronarin e një lavazhi, Edmond Mehmetin.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin sa më të shpejtë në Shqipëri të 27-vjeçarit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!