Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burg për vrasësin e biznesmenit italian/ Gjykata e Gjirokastrës cakton masën e sigurisë për Kamber Sulçe

schedule11:07 - 18 Tetor, 2025

schedule 11:07 - 18 Tetor, 2025

Burg pa afat ka qenë masa e arrestit e dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi.

Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes Blerina Musabelli ajo e cila ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetdorëzimin e Kamber Sulçes tre ditë më parë në organin e akuzës.

Më pas avokati i Sulçes i ardhur nga Vlora Arsenal Zotaj ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetdorëzimit të klientit të vet para 3 ditësh çka është një rrethanë lehtësuese e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës.

Vetë Kamber Sulçaj ka qëndruar i heshtur përgjate gjithë seancës së vlerësimit të masës së arrestit dhe nuk ka folur asnjë fjalë.

Kryesuesja e seancës njëkohësisht dhe kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë Entela Selmanaj ka dhënë vendimin e vlerësimit të masës “Burg pa afat”. Mësohet se pas dhënies së vendimit në fjale, avokati i të pandehurit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në kryeqytet.

Dinamika e ngjarjes

Të shtunën e 27 shtatorit, biznesmeni italian Edoardo Sarchi u gjet i vdekur në fshatin Salari të Tepelenës. 44 vjeçari, ortak në një fabrikë tullash në Tiranë jetonte prej 25 vitesh në zonën e Laprakës, ku rastësisht një patrullë policie gjeti trupin e tij të pajetë në anë të rrugës së fshatit.

Hetimet policore zbuluan dinamikën e ngjarjes dhe autorin e dyshuar, 48 vjeçari Kamber Sulçaj i cili u vetëdorëzua në polici. Ai gjithashtu ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe lejen që dispononte.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes, mesnatën e 27 shtatorit  Edoardo Sarchi ndodhej në shtëpinë e pushimit të mikut të tij në Salari, Eqerem Braçit. Këta u nisën për t’i ardhur në ndihmë dy djemve të Braçit, Gazmend dhe Daniel, të cilët pasi kishin dalë për gjueti, makina i kishte lënë në mes të rrugës.

Gjatë rrugës ata u përballën me një automjet që drejtohej nga Kamber Sulçaj, i cili kishte ndezur dritat e gjata. Aty mendohet të ketë nisur një debat që i ka nxjerrë palët nga makinat e tyre, pasi dritat e gjata nuk po fikeshin duke penguar shikimin.

Sulçaj nuk e ka lënë me kaq dhe duke i ndjekur nga pas teksa italiani dhe miku i tij po i shkonin në ndihmë djemve që kishin dalë për gjueti, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të makinave të ndaluara. Një plumb rikoshet me asfaltin, kapi në arterien kryesore në këmbë, dhe la të pajetë Edoardo Sarchin, i cili mendohet se fshihej pas makinës.

Kamber Sulçaj u pikas nga policia pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë. Pas vrasjes, Sulçaj u afrua në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë. Automjeti i autorit dhe veshjet e asaj nate, janë gjetur së bashku me automjetin e braktisur pranë një stani. Aty gjithashtu u gjet një çantë me 2 dylbi (termik dhe me rreze infra), 1 elektrik dore dhe 1 mbajtëse arme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!