Vrau Bin Laden, ish marinsi amerikan: Tërheqja nga Afganistani humbja më turpëruese

schedule08:12 - 18 Gusht, 2021

schedule 08:12 - 18 Gusht, 2021

Ish-marinsi i Marinës amerikane që vrau Osama bin Laden ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Afganistan.

Ai e ka quajtur Joe Biden “një fatkeqësi”, pasi  për shkak të vendimit të tij për tërheqjen e trupave nga Afganistani ndodhi dhe përshkallëzimi i krizës duke e klasifikuar si “humbjen më të keqe në historinë e Amerikës”.

Ish-marinsi Robert O’Neill ka hedhur një sërë statusesh në ditët e fundit duke kritikuar administratën e Biden, pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit në prag të largimit të ushtrisë amerikane.

“Pra, situata në Afganistan është një katastrofë,” shkruanti ai në rrjetete sociale.

Afganistani ra në duart e talebanëve brenda pak ditësh, në vend të 30-90 ditëve që parashikuan analistët e inteligjencës amerikane, duke zhbërë përfitimet me vlerë prej dy dekadash nga trupat amerikane të stacionuara në vend pas 11 shtatorit 2001.

Luftëtarët ekstremistë bënë përparime të mëdha në të gjithë vendin gjatë fundjavës para se të kapnin kryeqytetin Kabul të dielën, duke bërë që zyrtarët amerikanë të përshpejtonin evakuimin e personelit të ambasadës amerikane, qytetarëve dhe shtetasve afganë jashtë vendit./abcnews.al