Vrau bashkëshorten në sy të vajzës, prindërit e pilotit grek heqin dorë nga kujdestaria e mbesës

schedule19:15 - 27 Shtator, 2021

schedule 19:15 - 27 Shtator, 2021

Prindërit e Babis Anagnostopoulos kanë vendosur që të tërheqin kërkesën për kujdestarinë e Lidias së vogël e cila mbeti në kujdesin e gjyshërve nga ana e nënës pas vrasjes. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ata. Gjykata ua la prindërve të Caroline në kujdestari të përkohshme vajzën pasi 20-vjeçarja u vra në shtëpinë e saj nga bashkëshorti Babis.

Sipas vendimit të gjykatës, prindërit e 33-vjeçarit mund të shohin mbesën e tyre pesë ditë në muaj. Megjithatë, ata kanë bërë të ditur se dëshirojnë që marrëdhëniet mes dy familjeve të jenë shumë të mira, pasi shqetësimi i tyre kryesor është që Lidia të rritet me qetësi dhe në mënyrë të ekuilibruar.

Në fakt, nëna e Caroline i ka thënë familjes së autorit të krimit se pavarësisht vendimit të gjykatës, ata mund ta shohin fëmijën kur të duan.

Kështu, në funksion të gjykimit për kujdestarinë përfundimtare të vogëlushes më 7 tetor, familja e 33-vjeçarit njoftoi se nuk kanë ndërmend të luftojnë me prindërit e Caroline-s për marrjen e kujdestarisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!