Vrau bashkëshorten në shtëpinë e vjehrrit në Fier, burg përjetë për Elton Bengajn

schedule14:49 - 29 Qershor, 2023

schedule 14:49 - 29 Qershor, 2023

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dënon me burgim të përjetshëm, Elton Bengajn, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sabrina Bengaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 10 shtator të vitit 2021 në qytetin e Fierit.

Çifti kishte një fëmijë, kujdestaria e së cilës i ka kaluar prindërve të viktimës.

Elton Bengaj (Meta) dhe Sabrina Bengaj kanë lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre.

Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier.

Edhe pas ndërprerjes së bashkëjetesës të tyre, Eltoni Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës. Rezulton se, ai ka kërcënuar me armë kallashnikov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më 19 shtator, 2020.

Një muaj më pas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, pas kërkesës së të resë, lëshoi urdhrin e mbrojtjes, me efekt shtirje deri më 14 tetor të vitit 2021, duke urdhëruar Bengajn  të mos cënojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtëpërdrejt ose tërthorazi, si dhe të mos kryejë vepër penale të dhunës në familje ndaj Sabrinës.

Më pas, ata janë divorcuar më 21 shkurt të vitit që shkoi. Por, mbrëmjen e 10 shtatorit, ish-bashkëshorti Elton Bengaj u fut në banesën e prindërve të Sabrinës me një armë zjarri kallashnikov në dorë.

Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri ai e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten dhe u largua me motor me shpejtësi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!