Muazez Mullalli është nëna e Gjergj Mullallit, 55-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme në fshatin Zemblak të Maliqit vrau bashkëshorten e tij, Luiza Mullalli në banesën e kësaj të fundit dhe më pas e hodhi në kanalin e ujërave të zeza.
E moshuara e ulur në derën e shtëpisë ka folur për mediat, duke u shprehur se për ngjarjen e mbrëmshme e ka marrë vesh nga mesnate, teksa dëgjonte njerëzit në rrugë që flisnin.
Ajo tha se djali i saj me nusen nuk është zënë ndonjëherë para tyre, pasi për më shumë se 20 vite kanë jetuar në Greqi.
Me djalin e saj, i cili vrau veten ditën e sotme pasi u rrethua nga policia tha se është takuar 2-3 ditë më parë.
“Mbrëmë nga mezi i natës e mora vesh për nusen, fliste njerëzia. Isha pas derës, një burrë tha Gjergji ka vrarë Luizën.
Nuk ziheshin te ne. Ata më shumë se 20 vjet jetuan në Greqi. Tre fëmijë që i kanë, goca e madhe ka një vajzë, e dyta ishte gati për t’u martuar, djali i ka 21 vjeç.
Gjergjin kam 2-3 ditë ose më shumë që e kam takuar” tha e moshuara./abcnews.al