Vrau bashkatdhetarin, dënohet shqiptari

schedule09:38 - 31 Janar, 2019

schedule 09:38 - 31 Janar, 2019

Emiliano Bigmeti u dënua me 18 vite burg, pasi 23-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Ilir Berishës, 24 vjeç. Ngjarja në fjalë ka ndodhur jashtë një klubi nate në Cermenate, mbrëmjen e 15 Shtatorit 2017.

Sipas hetuesëve, krimi ka ndodhur gjatë një mosmarrëveshjeje mes të dyve për kontrollin e hapësirës për aktivitetin e prostitutcionit në Evropën Lindore. Në momnetin e ngjarje Berisha mbeti i plogosur rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra edhe pse u dërgua në spital.

Autori i vrasjes u arrestua disa ditë pas krimit në Curmayeur. Ai ndoshta po përpiqej të linte Italinë dhe të ikte jashtë vendit. Mbrojtja ka kërkuar procedurën e shkurtuar, e cila përfshin zbritjen e një të tretës së dënimit. Prokuroria bëri thirrje për 20 vjet burg për shqiptarin.

Gjyqtari e dënoi Bigmetin me 18 vjet burg për vrasjen e bashkatdhetarit të tij. Pas krimit, hetimet zbuluan se motivi i vrasjes kishte të bënte me aktivitetet e shqiptarëve në shfrytëzimin e prostitucionit.

Hetuesit mundën të rindërtonin dinamikën me të cilën ndaheshin parcelat midis Bassa Comasca dhe Brianzas, me një marrëveshje për ndarjen e hapësirës që ndoshta ajo ishte shkelur dhe kishte çuar në diskutimin që rezultoi me vrasjen e Berishës./abcnews.al