Vrau babian dhe e hodhi në pus/ Esmerald Balla dhe bashkëpunëtori i tij rrëfejnë krimin: Më kërkoi të mos flisja…

schedule11:34 - 7 Shtator, 2024

schedule 11:34 - 7 Shtator, 2024

DURRËS- Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Esmerald Ballën, i cili dyshohet se vrau dhe më pas hodhi në një pus trupin e pajetë të babait të tij, Enver Balla, në zonë e Shënvlashit në Durrës.

Para gjykatës, Esmerald Balla ka deklaruar se krimin e ka kryer në rrethana të rënduara psikologjike dhe shkak për këtë është bërë humbja e një sasie monetare, që ata mbanin në shtëpi, dhe për këtë akuzonte të atin.

“Ngjarja ishte aksidentale. Unë dhe babai nisem të debatonim për mungesën e parave. Ishim duke shkuar te stani me makinën e punës. Ne moment që dolëm nga makina pranë stanit, babai nxori pistoletën dhe e mbushi. Në këtë moment unë tentova t’ja rrëmbeja pistoletën. Gjatë përleshjes arma u shkrep. Me pas, në kushte të renda psikologjike e qëllova edhe një herë nga pas. Aty pranë ishte edhe Edisoni. I thashë mos bëj zhurmë. E hodhëm trupin në një gëmushë në cep te një arë. Më vone kur u errësua e hodhëm tek pusi afër stallave. Jam penduar për gjithçka. Po e kam bërë në kushte të renda psikologjike, pasi më humbën paratë dhe firma e ndërtimit kishte ardhur për të marrë lekët e punës pasi kishte përfunduar punimet”, tha ai., tha ai.

Gjykata po ashtu la në burg edhe të arrestuarin tjetër, i cili akuzohet se ka ndihmuar të riun për ta hedhur në pus trupin e viktimës.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai, raporton se Edison Brahaj, punonte për Esmerald Ballën në stanin e tyre dhe pas krimit i ka ofruar një shumë prej 20 mijë lekësh, që ta ndihmonte në fshehjen e trupit të babait të tij.

“Unë ndodhesha aty pranë në momentin e ngjarjes. Emseraldi me tha “ishte aksident”. Hajde ta fshehim kufomën dhe gjejmë një moment me vonë dhe shkojmë e hedhim të pusi. Kështu vepruam. Edhe unë jam i penduar për gjithçka ka ndodhur. Me vjen shume keq për Enverin pasi e njihja prej kohësh. Nuk do doja që të shkonte kështu, edhe pse nuk jam unë ai që e vrau’,- deklaroi Brahja../ abcnews.al