Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, mbetet në burgim të përjetshëm Besnik Pjetri

schedule15:14 - 21 Nëntor, 2024

schedule 15:14 - 21 Nëntor, 2024

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Besnik Pjetrin (Perdeda), vendim që ishte dhënë më parë nga Gjykata e Lezhës.

Ai në muajin gusht të vitit 2022 vrau me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Grykë Zezë të Lezhës ish-vjehrrin, Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin, Gentian Perjaku.

Dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.

Pjetri nuk ishte dakord me ndarjen dhe vazhdimisht debatonte me ish-vjehrrin për këtë çështje./abcnews.al