Vrau babain dhe e hodhi në pus, Apeli lë në fuqi masën e arrestit në burg për Esmerald Ballën

schedule15:48 - 31 Tetor, 2024

schedule 15:48 - 31 Tetor, 2024

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Esmerald Ballën, 30 vjeçarin që vrau babain Enver Balla në Shënavlash dhe më pas e hodhi në pus.

Ngjarja u zbulua në fillim të shtatorit, pasi 30 vjeçari, disa ditë pas kishte kryer vrasjen, denoncoi zhdukjen e të atit. Vrasja sipas policisë ka ndodhur pas një sherri që atë e bir kishin për çështje parash.

Në pranga për këtë ngjarje është vënë edhe 25 vjeçari Edison Brahaj, i cili akuzohet se ka ndihmuar Esmeraldin që të hidhte trupin në pus./abcnews.al