Vrau aksidentalisht shokun në gjueti, kush është 18 vjeçari në Dibër

schedule17:27 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 17:27 - 17 Dhjetor, 2020

Një 27 vjeçar ka humbur  jetën këtë të enjte në Dibër pasi është vrarë gabimisht nga shoku i tij në momentin që kishin dalë për gjah.

Ngjarja e rëndë  ka ndodhur në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit Rifat Gjeleshi dhe Gentian Kosiqi, kanë qenë për  gjueti.

LEXO EDHE: 18-vjeçari vret me armë gjahu aksidentalisht shokun në Dibër

Abcnews.al ka siguruar fotot e autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

Sipas policisë, 18-vjeçari dyshohet se  nga  pakujdesia  ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin  27 vjeçarin, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë policia ka shoqëruar 18-vjeçarin për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!